Ousmane Dembele me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Barcelonës, pasi palët nuk arritën të gjejnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Te Barcelona thuhet se janë të irrituar me sjelljet e agjentit të francezit, si dhe kërkesat e lojtarit për kontratën e re.
‘The Sun’ raporton se Chelsea tashmë ka vënë objektivin te lojtari i Barcelonës dhe duan transferimin e tij.
24 vjeçari ka kontratë valide me Barcën deri në verën që po afron, por katalanët mund ta lirojnë atë gjatë kësaj merkatoje, nëse vjen një ofertë e duhur për të.
Chelsea thuhet se do të bëjnë gjithsesi një ofertë, por nuk dihet nëse do të jetë për huazim apo për blerje të përhershme.