Gavi është një nga pasuritë më të mëdha të Barcelonës. 17-vjeçari debutoi në shkurtin e vitit të kaluar me ekipin katalanas, teksa është kthyer një një titullar fiks tek ekipi i Xavit.
Kontrata e tij përfundon në vitin 2023, ndërkohë që Chelsea ka kërkuar informacion për të. Thomas Tuchel e pëlqen shumë, por Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij.
Kampionët e Evropës duhet të shohin për një tjetër mesfushor, pasi Barcelona do të rinovojë me adoleshentin e talentuar, i cili numëron katër ndeshje me kombëtaren e Spanjës.
Në Spanjë theksojnë se Gavin e pret një kontratë deri në verën e vitit 2026, rroga e tij sezonale do të rritet, teksa klauzola e shitjes së tij do të jetë as më pak dhe as më shumë se 1 miliard euro.
Bisedimet mes drejtuesve të Barçës dhe agjentit të lojtarit janë afër konkretizimit me firmë, me Gavin që do të përfitojë 1.5-2 milionë euro bonus në momentin që do të firmosë kontratën e r.