West Ham duhet ta kthejë vëmendjen te i huazuari i Southampton, Armando Broja për të zgjidhur kërkimin e tyre të gjatë për një sulmues, ka thënë ish futbollisti i njohur Steve Sidwell.
David Moyes raportohet të ketë bërë golashënuesin e Blackburn Rovers, Ben Brereton-Diaz objektivin e tij prioritar gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Michail Antonio është i vetmi sulmues në klub.
Por duke folur për BT Sport të mërkurën, ish-mesfushori i Chelsea, Brighton dhe Reading, Sidwell tha, siç citohet nga Football London : “Më pëlqen Broja. I ri, i uritur. Unë mendoj se ai duhet të jetë atje”.
“Ai po tregon se mëson shpejt, për mua është i duhuri”, deklaroi ai.
West Ham ka nevojë për mbështetje në repartin e sulmit në mënyrë që të përballojë sfidën e tyre për një vend në Champions League këtë sezon.