Sipas ESPN-së, Manchester United është jashtë garës për ta transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Djajtë e Kuq po shikojnë mundësi të tjera, pasi kanë kuptuar se Haalandi ka zgjedhur Real Madridin, që është favoriti numër një për të nënshkruar me 22-vjeçarin.
Nëse jo në Madrid, opsione tjera më reale se United, janë City, Barcelona dhe PSG.
Haaland është ndër futbollistët më të kërkuar nga gjigantët evropian në këtë afat kalimtar.