Kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina do t'i luajë pesë miqësore në Antalia të Turqisë, ku është akomoduar tashmë disa ditë për fazën përgatitore.
Klubi kryeqytetas të premten i ka konfirmuar miqësoret që do t'i ketë brenda tetë ditësh.
Miqësoren e parë, Prishtina do ta luajë më 23 janar ndaj ekipit nga Ukraina, Chernomorets Odessa. FC Prishtina aranzhon pesë ndeshMë 26 janar, Prishtina do të përballet me Atarayn e Kazakistanit, teksa një ditë më (27 janar) me Gornikun e Polonisë, ndeshje ku do të testohen lojtarët që nuk janë aktivizuar ndaj ekipit kazakt.
Ndeshjen e parafundit miqësore, Prishtina e luan kundër Alanyas të Rusisë (29 janar) për ta mbyllur me Kapfenbergun e Austrisë më datën 31 janar.