Genoa kërkon shqiptarin

Futboll

Genoa kërkon shqiptarin

Më: 21 janar 2022 Në ora: 13:37
Genoa kërkon shqiptarin

Genoa kërkon të mbijetojë në Serie A dhe shpëtimi shikohet te merkato. Klubi italian po tenton të afrojë një fantazist shqiptar.

Nicolo Schira raporton se Genoa i ka bërë një ofertë klubit të Servete në Zvicër për Kastriotin Imerin, i cili është me origjinë nga Kosova dhe ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Zvicrës dhe tani është me kombëtaren A.

Imeri po spikat këtë sezon në Superligën e Zvicrës. Në 14 ndeshje ai ka arritur të shënojë 8 gola dhe normalisht ka edhe klube të tjera që interesohen për të.

Imeri është vetëm 21 vjeç dhe ka debutuar si profesionist në ligën e parë në Zvicër që në qershor të vitit 2017, me Servette. Kontrata me zviceranët i përfundon më 30 qershor 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat