Fitorja me Egnatian?

Futboll

Fitorja me Egnatian?

Më: 21 janar 2022 Në ora: 13:50
Fitorja me Egnatian?

Dritan Mehmeti e nisi me fitore aventurën si trajner i Partizanit. Egnatia ishte “kurbani” i tij për startin pozitiv. Nesë do të ketë përballë një tjetër skuadër që Lufton për mbijetesë, Kastriotin.

Njëshi i pankinës së kuqe doli në konferencë për shtyp, ku u shpreh.

"Çdo ndeshje ka një histori më vete. Mënyra se si e interpretuam pjesën e parë të takimit ndaj Egnatias u ndikua nga pushimi, pasi skuadra kishte një periudhë që nuk luante ndeshje zyrtare. Ekipi vinte nga një ngërç psikologjik.

Jemi munduar që së bashku me skuadrën ta analizojmë ndeshjen me Egnatian, pavarësisht se arritëm një fitore duhet të nxjerrim edhe mësime, sepse nuk e kemi interpretuar ashtu siç duhet. Gjithsesi skuadra tregoi forcë karakteri në pjesën e dytë dhe arritëm që të të hynim në ritmin e duhur dhe filozofinë që unë kërkoj dhe që i shkon për shtat Partizanit", tha Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat