Klubi i futbollit Struga Trim Lum ka bërë të ditur se është anuluar ndeshja miqësore me Renovën nga Xhepçishti i Tetovës.
Kushtet atmosferike ndikuan që të anulohet kjo miqësore.
“Për shkak kushteve jo të volitshme klimatike, ju njoftojmë se ndeshja që duheshe ta zhvillojmë kundër Renovës, është anuluar.
Për ekipin e Struga Trim Lum ishte kjo ndeshja e parë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, mirëpo fusha e mbuluar me borë në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, nuk na lejoi një gjë të tillë.
Tashmë ndeshjen e parë kontrolluese pritet ta zhvillojmë kundër ekipit të Ferizajt në Durrës”, njofton Struga Trim Lum.