Joaquin Correa doli i përlotur pas vetëm 5 minutash lojë në ndeshjen e Kupës së Italisë, të fituar nga Interi kundër Empolit, të mërkurën. Testet instrumentale, të cilave iu nënshtrua sulmuesi argjentinas, treguan për dëmtimin e tij.
Zikaltrit njoftuan gjendjen e lojtarit të tyre me një deklaratë:
“Joaquin Correa iu nënshtrua një skanimi MRI sot në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Ekzaminimi zbuloi një shembje në përkulësin e kofshës së majtë.
Lojtari do të rivlerësohet pas rreth dy javësh”. Në këtë pikë, rikuperimi i tij duket i vështirë për derbin ndaj Milanit, planifikuar më 6 shkurt.