Drejtuesit e “Djajve të Kuq” dhe futbollisti portugez do të takohen për ta vendosur të ardhmen e “CR7”
E ardhmja e Cristiano Ronaldos do të vendoset shumë shpejt.
Në fakt, drejtuesit e klubit kanë planifikuar të takohen me futbollistin portugez në javët në vazhdim.
Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Star”.
Shefi ekzekutiv i klubit, Richard Arnold do ta takojë personalisht 36 vjeçarin.
Nëse Man Utd nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, gjërat do të vështirësohen.
Kjo pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të qëndronte në një klub që s’luan në Champions.
Ronaldo e shfaqi pakënaqësinë e tij kur u zëvendësua në mesjavë në fitoren ndaj Brentfordit.
Natyrisht, dëshirë e klubit është që ta vazhdojë bashkëpunimin me ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe të Juventusit.