Një pjesë e skuadrave vazhdojnë përgatitjet në Turqi e një pjesë në Shqipërisë.
Klub i futbollit Ferizaj që nga nesër do t’i vazhdojë përgatitjet në Durrës.
Kjo skuadër është në vend të dytë me 25 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.
Ferizajasit synim kanë rikthimin në elitën e futbollit.
“Skuadra jonë përfundon seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit!
Sot skuadra jonë e ka përfunduar seancën e fundit stërvitore në stadiumin e qytetit, pasi që nesër (e shtunë) në orët e mëngjesit do të udhëtojmë drejtë Shqipërisë, për të vazhduar fazën e dytë të përgatitjeve.
Skuadra jonë fazën përgatitore do ta kryej në qytetin e Durrësit, ku do të qëndrojmë 8 ditë dhe do ti zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese”, njofton KF Ferizaj.