Mikel Arteta pranon se ndeshja e së dielës kundër Burnley do të jetë “masive” për skuadrën e tij, pasi ata kërkojnë të “rikthehen në rrugën e duhur”.
“Topçinjtë” u përballën me zhgënjim të enjten mbrëma pasi u mundën në gjysmëfinalen e Kupës Carabao dhe menaxheri i tyre po kërkon një përgjigje këtë fundjavë.
“Për ne është një lojë masive pas humbjes dhe zhgënjimit dhe ne duam të kthehemi shpejt në rrugën e duhur”, tha Arteta.
“Pres një ekip konkurrues që ka treguar se është gjithmonë një lojë e vështirë".
“Unë do t’u tregoj [lojtarëve të mi] atë që kemi bërë kundër Liverpool-it dhe mënyrën e rezultatit gjithashtu sepse kemi bërë shumë gjëra të mira".
“Nuk ishte e mjaftueshme për të fituar avantazhin në dy ndeshje kundër tyre dhe ky është niveli që unë do të duhet të kërkoj”, ka përfunduar Arteta.