Llapi nga Podujeva ka zbarkuar në Antali. Fituesi i Kupës së Kosovës, që nga sot do të vazhdojë përgatitjet për disa ditë në Antali, me synime që t’i mbush bateritë për pjesën e dytë të kampionatit.
Kryetrajneri Tahir Batatina tha se kanë kushte fenomenale duke iu falënderuar edhe presidentit të klubit Beqir Batatina.
Llapjanët luftojnë edhe për titullin e kampionit edhe për mbrojtjen e Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Podujeva aktualisht është në vend të katërt me 29 pikë të mbledhura, 6 me pak se kampioni vjeshtor Gjilani.
“Jam shumë i kënaqur së pari me organizimin që ka bërë presidenti Beqir Batatina, ku jemi të akomoduar në resortin më të mirë në Antali, me kushte të jashtëzakonshme.
Nuk na mungon asgjë duke filluar nga fitnesi, pishinat, katër fusha sportive në dispozicion, ushqimi i niveli të lart dhe dita e parë ishte ditë atmosfere, ku skuadra po kalon ditët më të mira. Që nga koha kur e kam marrë Llapin nuk e kam pas asnjëherë skuadrën më të bashkuar dhe një atmosferë që pak skuadra munden të kenë.
Të gjithë të gatshëm për çdo detyrë që e parashtroj dhe ata vetëm sa më dëshmojnë mua se duan punë profesionale, këtë jam duke e bërë me stafin e mrekullueshëm që kam afruar afër veti, ku edhe ndihmësit që kanë ardh tek stafi im, po befasohen me grupin dhe atmosferën që kam krijuar, kjo falë mbështetjes së Presidentit Beqir Batatina dhe drejtorit Bejtush Batatina, të cilët para dy muajve jemi kordinuar dhe e kemi bërë rezervimin me kohë me kushte brilante.
Po e shoh një skuadër me motiv të lartë dhe e etur për synimin që ka klubi.
Nesër kemi ndeshjen e parë kontrolluese ku do ti shoh të gjithë lojtarët nga afër se çfarë do të paraqesin në ndeshjen e parë kontrolluese”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.