Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka treguar formë të mirë në fanellën e Norwich-it, duke asistuar për fitore me rezultat 3:0 ndaj Watfordit.
Rashica u paraqit titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 90+6.
Norwich importon tre pikë të mëdha, në një ndeshje që për pak minuta u fikën reflektorët pikërisht në minutën e 62-të, kjo është e habitshme të ngjan në Angli.
Në minutën e 51-të, futbollisti Sargent shënon për 0:1.
Në minutën e 74-të, Sargent sërish shënon, këtë herë me kokë pas asistimit të Rashicës.
Nga minuta e 78-të, Watford mbetet me një lojtar me pak, Dennis përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Në minutën e 90+2, Kucka realizon autogol për 0:3.
Norwich ngritët në vend të 17-të me 16 pikë, duke lënë pas Watfordin me 14.