Tottenham Hotspur thuhet se është afër të nënshkruajë me sulmuesin e Wolfs, Adama Traore.
Sipas raportimeve, “Ujqërit” dëshirojnë që ta shesin edhe në këtë afat kalimtar.
Kontrata e 25 vjeçarit skadon në qershor të vitit 2023 dhe e ka bërë të qartë se ai nuk ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re.
Trajneri i Spurs, Antonio Conte, i ka dhënë prioritet reprezentuesit spanjoll dhe klubi është i sigurt se do të arrijë një marrëveshje së shpejti.