Arsenali është i vendosur t’i ofrojë Mikel Artetës një kontratë të re para fundit të sezonit, për të parandaluar që menaxheri i tyre të hyjë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij.
Drejtuesit e klubit kanë qenë të kënaqur me Artetën që kur ai zëvendësoi Unai Emery dy vjet më parë, dhe janë të vendosur për ta mbajtur atë, pavarësisht se Arsenali përfundoi i teti në Premier Ligë në të dy sezonet e tij në krye.
Udhëheqja e Artetës jashtë fushës ka impresionuar drejtuesit në Emirates, me Artetan që luajti një rol kyç në bindjen e lojtarëve për të marrë shkurtime të përkohshme pagash në fillim të pandemisë.
39-vjeçari është i lumtur në Arsenal dhe do të mirëpresë bisedimet. Çdo zgjatje do të çonte në një rritje të pagës së tij prej mbi 5 milionë eurosh, raporton DailyMaili.