Xherdan Shaqirit nuk po i shkon sipas planit në ekipin e njohur francez, Lyon.
Në ndeshjen e mbrëmshme, ai prapë u la në bankë nga trajneri Peter Bosz.
Është e habitshme se si një futbollisti i kalibrit të Shaqiri ka kohë që lihet në bankë dhe përse ngjan kjo, është e pakuptueshme.
Largohet apo jo tani nga Lyoni, askush nuk e ka të qartë, por ajo që është brengosëse, ylli i Kombëtares së Zvicrës të lihet në bankë, kur kihet parasysh niveli i tij i lartë, është edhe dëm i madh
Shaqiri u paraqit nga minuta e 80-të për fitoren e Lyonit, me rezultat 1:0 ndaj St. Etienne-s.
Përkundër pak minutave, Shaqiri u vlerësua me notën 6.4 nga faqja e specializuar “Sofascore”.