Mario Balotelli është shumë afër kthimit në kombëtaren e Italisë.
Sipas lajmeve të fundit të Sky Sport, sulmuesi i Adana Demirspor do të jetë pjesë e grumbullimeve paraprake të Mancini-t në ditët e ardhshme.
Trajneri i Axurrëve do të kërkojë ta shikojë nga afër gjendjen e Balotelli-t në pritje të playoff-it për Kupën e Botës kundër Maqedonisë së Veriut marsin e ardhshëm.
Super Mario, i cili nuk e vesh fanellën e Italisë nga 7 shtatori i 2018-ën, është ringjallur në Turqi me fanellën e Adana Demirspor.
Tetë gola të shënuar nga sulmuesi dhe shumë paraqitje të nivelit të lartë që kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, veçanërisht atë të Newcastle.