Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Bundesligas mes skuadrës së Hoffenheim dhe asaj të Borussia Dortmund.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, rezultati qëndron i barabartë 1:1 mes Hoffenheim dhe Dortmund në stadiumin “PreZero Arena”.
Fillimisht, ishte ylli norvegjez Erling Haaland ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në këtë ndeshje, duke kaluar Dortmundin në epërsi prej 1:0 në minutën e 6’.
Kur shihej se pjesa e parë do të përfundonte me golin e Haaland, sulmuesi Andrej Kramaric barazon rezultatin në 1:1 për Hoffenheim në minutën e 45’+1 shtesë.
Rezultati pas pjesës së parë mes Hoffenheim dhe Dortmund është i barabartë 1:1.