Përfundon miqësorja e Llapit ndaj skuadrës ruse.
Skuadra e Batatinës ka barazuar pa gola, 0-0, në miqësoren ndaj skuadrës ruse, FC Olimp Dolgoprudny, shkruan Insporti.
Llapi ka zhilluar miqësoren e parë në Turqi, atje ku po zhvillon fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.
Bardhekaltrit janë vendosur dje në Antalya, dhe gjatë qëndrimit në Turqi do t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese.