Ardit Deliu ishte protagonisti kryesor i sfidës së sotme mes Laçit dhe Teutës, pasi me 2 gola dhe një asist, ishte lojtari i cili ndikoi direkt në fatin e kësaj sfide të luftuar deri në sekondat e fundit. Një sfidë e vështirë, siç e pranoi ai për “SuperSport”, teksa theksoi se ekipi kishte qenë pak me fat.
“Ndeshja më e mirë? Sa u përket statistikave them që po, dy gola dhe asist. Ishte ndeshje e vështirë, me rëndësi janë tre pikët. Jam i lumtur që shënova e asistova, i kam pritur golat se nuk kam pasur marrëdhënie shumë të mira me golin, por besoj që gjithë puna e sakrifica rikthehet.
Suksesi i mesfushës së Laçit? Besoj se është koha e gjatë që kemi bashkë dhe nuk e di nëse ka ndonjë ekip me tre mesfushorë që nuk ka ndryshuar në tre vitet e fundit në Superiore. Jemi bashkë brenda e jashtë fushës dhe është e thjeshtë, japim maksimumin e normalisht dalin në pah cilësitë.
Edhe mua më ka mbetur peng nga kjo ndeshje kartoni i verdhë se kemi ndeshje shumë të fortë me Partizanin. U nxitova e nuk duhej të bëja ndërhyrje, pro nervat e lojës, edhe ndodh, por uishet gabim
Nuk duhet të rrezikojmë lojën në këtë mënyrë pas 3-1, me vërtet ramë në gjumë, menduam lojën e mbyllur dhe rrezikuam shumë dhe te shtylla për 3-3 ishim shumë me fat. Falënderoj Zotin që nuk u bë 3-3 se pastaj do të kishte qenë shumë fatale, pastaj do ta quaja ndeshje të humbur”, tha Deliu.