Skuadra e Aston Villas ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire me rezultat minimal 1:0 kundër Evertonit, fitore kjo e cila la tej mase të gëzuar trajnerin Steven Gerrard.
Aston Villa e mposhti Evertonin me rezultat 1:0, ku golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për skuadrën e Gerrard e shënoi Emiliano Buendia në minutën e 45’+3 shtesë.
Kësaj fitoreje i është gëzuar trajneri Steven Gerrard, i cili nuk fshehu ndjenjat e tij drejt tifozëve të Everton.
Gerrard vërehet teksa nxjerr gjuhën e tij drejt tifozëve të Evertonit, ku më pas edhe nuk heziton që t’i fyej ata.
Gjestin e Gerrard e gjeni më poshtë:
Gerrard telling the Everton fans to fuck off 😂😂 pic.twitter.com/0BM5tMm8Vr
— Robbo🔴 (@RobCOYR) January 22, 2022