FC Prishtina ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore në Turqi, atje ku po zhvillon fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.
Prishtina pësoi disfatë të thellë me rezultat 4:0 ndaj Chernomores në sfidën e parë miqësore, shkruan Insporti.
Në pjesën e parë Ibrakoviq ka zbritur në fushë futbollistët që kryesisht bartën barrën kryesore në vjeshtë, ndërsa në pjesën e dytë ka aktivizuar edhe prurjet e reja por pa mundur të ndryshojnë gjë në fushë.
Prishtina dhe shtatë skuadra tjera të Superligës janë duke u përgatitur në Antalya të Turqisë.