Broja sfidon mbrojtjen e Guardiolës, sulmuesi shqiptar titullar ndaj City-t!
Southampton luan ndaj kryesuesve të Manchester City, teksa titullar në këtë ndeshje do të jetë edhe Armando Broja.
Sulmuesi i kombëtares është shndërruar në lojtarin kryesor të ofensivës së “Shënjtorëve” në këtë sezon teksa ka shënuar pesë gola në kampionat dhe dy të tjerë në Kupë.
Sakaq, 20-vjeçari në pronësinë e Chelsea-t, do të provojë të lërë gjurmë edhe ndaj “Qytetarëve” të Pep Guardiolës në një sfidë e cila do ta reklamonte edhe më shumë në futbollin anglez.