Luuk de Jong ka folur AD Sportwereld në lidhje me momentin e tij te Barcelona.
Pas një fillimi të vështirë, sulmuesi holandez po shfaqet i rëndësishëm për Xavi-n dhe ka realizuar disa gola të rëndësishëm:
“Në sport gjithçka varet nga momenti, i shikojmë gjërat nga perspektiva të ndryshme, merremi nga euforia ose përçmimi. Tani reagimet kundrejt meje janë pozitive dhe është shumë bukur”, ka thënë De Jong.
“Mendoj se Xavi është pak i befasuar nga mënyra si jam përshtatur me lojën e tij. Mund të jem edhe një 9 me të cilin mund të bësh trekëndësha dhe të luash nën presionin e një kundërshtari.
“Xavi do që sulmuesi i tij të dijë ta mbajë topin dhe të luajë me mesfushorët. Më thotë gjithmonë që të tërheq mbrojtësit për të krijuar hapësira që mund të shfrytëzohen nga të tjerët”.