Robinho ka përdhunuar një vajzë shqiptare në një klub nate së bashku me disa miq të tij në Milano.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 dhe ish-lojtarit i është konfirmuar dënimi me burgim nga Italia, ndërsa po shihet një mënyrë që të dërgohet në Brazil.
Nga ana tjetër, 23-vjeçarja (anonime) që ishte viktima në këtë rast, është shprehur se tani mbart një mesazh të madh për të gjitha vajzat e tjera.
“Mos kini frikë. Gjithmonë ka dhjetë njerëz të mirë mbi një njeri të keq që janë të gatshëm për të ndihmuar.
Asgjë nuk mund të kompensojë tani vuajtjet dhe dhimbjet e mia, as nuk mund të jesh personi që ke qenë më parë.
Por mund të jem e dobishme për vajzat e tjera”.