Celina ka bërë edhe një ndeshje të mirë sonte, derisa Ipswich Town arriti një fitore të rëndësishme (2:1) kundër Accrington Stanley në Ligën 1 të Anglisë.
Ipswich e gjeti vetën në disavantazh në këtë ndeshje pasi që Accrington shënoi gol në minutën e 15-të me anë të Hamilton.
Pikërisht pas këtij goli, Bersant Celina do të bante një pasim maestral për Burns, i cili doli ballë për ballë me portierin për ta barazuar rezultatin në minutën e 23-të.
Chaplin do të shënonte gol në minutën e 65-të për Ipsiwich, gol ky që do i jepte tri pikë skuadrës së Celinës.
Ipswich për momentin është në vendin e 9 në League 1 të Anglisë me 28 pikë.