Christian Eriksen do të nënshkruajë për Brentford brenda 72 orëve të ardhshme.
Siç zbuloi Sunday Mirror javën e kaluar, ish-mesfushori i Tottenham po kthehet në Premier League vetëm shtatë muaj pasi pësoi një arrest kardiak duke luajtur për Danimarkën në Kampionatin Europian.
Ai ka kaluar ditët e fundit duke u stërvitur me ish-klubin e tij Ajax - duke ndezur spekulime në Holandë se ai ishte gati të kthehej në Amsterdam në mënyrë që të mund të luante në Ligën e Kampionëve.
Por klubi i tij i vjetër e lejoi atë të bashkohej me skuadrën e Erik ten Hag, në mënyrë që të mësohej me stërvitjet e nivelit elitar, ndërsa detajet e fundit të marrëveshjes së tij me Brentford ishin duke u zgjidhur. E vetmja gjë që i mbetet Eriksenit është të kalojë testin mjekësor.
Eriksen, 29 vjeç, dëshiron të rikthehet në fushë kur të arrijë në Angli - dhe mendon se do të jetë mjaftueshëm i aftë për Premier League brenda një muaji.
Ai i është pajisur një defibrilator kardiovaskular i implantueshëm, por raportet nga Holanda i përshkruan seancat e tij me Ajaksin si një "masterclass".