Shehi: Dinamo ka eksperiencë

Futboll

Shehi: Dinamo ka eksperiencë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:06
Shehi: Dinamo ka eksperiencë

Java e 17-të e Abissnet Superiores mbyllet me derbin Dinamo-Tirana, që do luhet të hënën, duke nisur prej orës 19:45 (Supersport 3). Hera e katërt që do të përballen këto dy skuadra mes tyre këtë sezon duke përfshirë edhe Kupën e Shqipërisë.

Bardheblutë kryesues kërkojnë fitores për ruajtur distancën me ndjekësit. Trajneri Orges Shehi analizoi këtë përballje në prononcimin për shtypin, aty ku u ndal edhe te situata e ekipit të tij.

“Kemi përballë një kundërshtar me lojtarë cilësorë. Ata janë përforcuar, kanë cilësi dhe eksperiencë. Është një ndeshje që kërkon përqendrim maksimal. Dinamo është formuar për objektiva madhorë, është përforcuar me lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë, çka e bën skuadër më të fortë.

Skuadra nuk ishte në performancën më të mirë në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Pas ndeshjes bëhet analiza. Duhet të përmirësohemi, të jemi vetvetja dhe të përmirësohemi në manovër.

Devid? Ne kemi besim që kemi bërë një goditje të mirë në merkato. Ai e njeh kampionatin, ia njohim cilësitë. Ai mund të jetë nesër në fushë nga minuta e parë.

Nuk mendoj se çedoi sulmi ndaj Vllaznisë. Nuk ishim vetvetja në atë ndeshje, duhet të ndryshojmë të gjithë, sa i përket manovrës por edhe gabimeve. Kemi bërë gabime që nuk duam t’i bëjmë as në stërvitje.

Pesë lojtarë të rrezikuar për ndeshjen e radhës nëse ndëshkohen? Nuk mund të jemi të frenuar për të shkuar në dyluftime dhe sa i përket grintës. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme.

Është një kampionat ku mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të lësh pikë me çdo ekip. Vllaznia është e kaluara. Duam ta përmirësojmë performancën, por rezultatet nuk kanë qenë negative.

Kontingjenti? Grupi është i plotë për nesër, kështu që zgjedhjet janë më të rehatshme për të gjithë stafin”, përfundoi trajneri i 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat