60 milionë euro shpenzoi Tottenham për të siguruar shërbimet e Tanguy Ndombele nga Lyon në verën e vitit 2019. Mesfushori me origjinë nga Kongo nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes.
25-vjeçari ka përfunduar në merkato dhe mund të rikthehet përsëri në Ligue 1. Mauricio Pochettino ka nevojë për muskuj në mesfushë dhe PSG po tenton ta marrë lojtarin në huazim deri në fund të sezonit.
Tottenham pranon por me një kusht: klubi francez duhet të paguajë gjithë rrogën e Ndombele, i cili përfiton mbi 10 milionë paund në sezon. Dy klubet do të rinisin bisedimet ditën e sotme, me objektivin për të arritur akordin përfundimtar.
Drejtuesit e PSG-së ndodhen në kontakte të vazhdueshme edhe me agjentin e lojtarit, me Ndombele që shpreson të vijë sa më shpejt marrëveshja finale për t’u transferuar tek ekipi francez.