Plot tetë ekipe nga 10 sa janë në Superligën e Kosovës kanë marrë rrugën drejt Antalias të Turqisë për fazën përgatitore.
Ditën e sotme dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani do të zhvillojnë miqësoret e radhës.
Me fillim nga ora 14:00 me kohën tonë lokale, Gjilani do të përballen me skuadrën ruse Chayka.
Ndërkohë një orë më vonë, Drita do të ndeshet me skuadrën ukrainase Chernomorets Odessa e cila e mposhti Prishtinën me rezultat të thellë 4-0.
Ndeshje miqësore:
14:00 Gjilani – Chayka
15:00 Drita – Chernomorets Odessa