Pioli: Nuk është ndeshje decizive, por e nivelit të lartë

Futboll

Pioli: Nuk është ndeshje decizive, por e nivelit të lartë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 12:46
Pioli: Nuk është ndeshje decizive, por e nivelit të lartë

Sonte në mbrëmje luhet ndeshja ndërmjet Milanit dhe Juventus. Super ndeshja do të përcaktojë ndërkohë dhe fatin e kuqezinjve në këtë betejë për kampionatit italian, si ndjekësit më të afërt të Interit të vendit të parë.

Nga ana tjetër Juventus duhet të tregojë se është e pamposhtur edhe për ekipet e mëdha në kampionatin italian. Stefano Pioli, trajneri i kuqezinjve në prag të ndeshjes kundër Juventusit: "Nuk do të mjaftojë një paraqitje normale, Juventusi po tregon forcën e tij. Fitorja do të ishte e rëndësishme për renditjen tonë".

Por gjithashtu ai thekson se kjo ndeshje nuk është vendimtare sa i përket kampionatit, por e nivelit të lartë.

"Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Juventusi po tregon forcën e tij, është i pamposhtur në 8-9 ndeshje dhe po grumbullon pikë. Të jemi në gjendje të fitojmë nesër do të ishte e rëndësishme për klasifikimin tonë”, tha Pioli.

Ndërsa kuqezinjve i rikthehen Tonali, Romagnoli, Bennacer dhe Kalabria. "Ka tre rikthime të rëndësishme, edhe nëse Bennacer stërvitet vetëm të shtunën në mëngjes. Ata janë mirë dhe do të jenë të disponueshëm. Ibra është mirë dhe gati si të gjithë ne", theksoi Pioli.

Juventus do të bëjë sot pa Bonuccin, Chiesan dhe Ramsey. Chielini dhe Morata do të jenë lojtarët kyç në ndeshjen e sotme.

Formacione e mundshme:

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim, Leao; Ibrahimovic. 

JUVENTUS (4-2-3-1) : Szczesny; De Sciglio, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli; Cuadrado, Dybala, McKennie; Morata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat