Skuadra e Ramiz Sadikut nga Prishtina synon rezultate edhe më të mira në pjesën e dytë të kampionatit dhe për këtë edhe morën rrugë për në Durrës që të përgatiten sa më mirë.
Ramiz Sadiku renditet në vend të katërt me 22 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.
“Futbollistët e KF Ramiz Sadiku, sot u nisën për Durrës për ta vazhduar fazën përgatitore.
Trajneri Elon Berisha së bashku me stafin e tij do të ketë në dispozicion edhe disa futbollistë të rinj të cilat janë bashkuar me ekipin e parë”, njofton KF Ramiz Sadiku.