Aventura e Lionel Messi në Francë me skuadrën e PSG nuk po shkon sipas pritshmërive, teksa argjentinasi në kampionat ka shënuar vetëm një gol në 11 paraqitje me parisienët, ndërsa është justifikuar deri diku me pesë golat në grupet e Champions League.
Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar që për “pleshtin” të mos ketë kritika nga analistë apo ish-futbollistë të ndryshëm duke e cilësuar transferimin e tij në Paris një dështim.
Gjithsesi, në krah të Messit ka dalë Karim Benzema, teksa Real Madrid dhe PSG do të përballen në fazën e 1/8-tave në Champions League. Francezi ka theksuar se ai që kritikon Messin, nuk kupton asgjë nga futbolli.
“Nuk mund të kritikohet një futbollist si Lionel Messi, sepse dikush që kritikon argjentinasin, atëherë nuk kupton asgjë nga futbolli. Sigurisht që Messi e meritoi edhe Topin e Artë, ai është një çmim për atë që shënon, ndihmon të tjerët të shënojnë dhe nuk lidhet vetëm me fitimin e një trofeu sezonal, u shpreh Benzema.