Drita nga Gjilani i ka synimet e qarta, lufton për titullin e kampionit të Kosovës.
Skuadra nga Gjilani nga kompletuar stafin me Andi Kulli.
“Klubi jonë FC DRITA ka plotësuar stafin teknik me trainerin e njohur atletik, Andi Kulli.
Andi sot ka firmosur kontratën dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për shtabin teknik të drejtuar nga Ardian Nuhiu.
Andi ka një eksperiencë të gjatë në Superioren shqiptare ku më parë ka punuar me klubet si: Partizani, Kukësi, Laçi dhe së fundmi ishte pjesë në Superligën e Kosovës tek ekipi KF Llapi.
Klubi jonë i dëshiron mirëseardhje Andit në familjen bardhë e kaltër!”, njofton FC Drita.