Pozitat në klasifikimin e Premier League kanë detyruar drejtuesit arabë të Newcastle të tregohen shumë aktivë në merkaton e janarit. Deri më tani, “Qymyrxhinjtë” kanë përforcuar organikën me emra si Kieran Trippier, Chris Wood apo edhe Joe Willock.
Gjithsesi, nuk është e thënë që merkato të ndalet në këtë pikë duke qenë se Newcastle ka gati goditjen e radhës e cila mund t’i kushtojë arkave të klubit plot 50 milionë paund. Bëhet fjalë për lojtarin e Brighton, Yves Bissouma, i cili ka edhe 18 muaj kontratë me ekipin aktual.
25-vjeçari është i preferuar edhe nga Aston Villa e Steven Gerrard, megjithatë Newcastle duket më i prirur për të kënaqur interesat ekonomike të Brighton.
Bissouma aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Malit në Kupën e Afrikës teksa në Premier League ka regjistruar 14 paraqitje duke treguar një rendiment të mirë në mesfushë.