Sipas fichajes.net, negociatat mes Mahrez dhe Manchester City-t për rinovimin e kontratës janë bllokuar.
Kontrata e algjerianit skadon në vitin 2023 dhe me afrimin e skadencës Qytetarët do të ulin kërkesën për ish-yllin e Leicester.
Siç ka bërë të ditur portali spanjoll, në fakt, ylli i ekipit të Guardiola-s vlerësohet 30-35 milionë euro nga klubi anglez.
Mes skuadrave të interesuara për Mahrez është edhe Juventus, që është në kërkim të sulmuesve të krahut për sezonin e ardhshëm.