Rikthim ëndrrash për Vasil Shkurtajn me fanellën e Kukësit.
Sulmuesi 29-vjeçar i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës verilindore në duelin ndaj Skënderbeut që u zhvillua në “Loro Boriçi” dhe përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të kuksianëve.
Shkurtaj u hodh në fushë në minutën e 76-të, teksa prekjen e parë të topit arriti ta kthente në gol.
Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 36-të pas daljes me karton të kuq të portierit Tafas, skuadra e Longos arriti të triumfonte, në një sfidë ku nuk mungoi spektakli dhe rastet e shumta për shënim.