Bayerni nga Munihu tregon fuqinë në Berlin.
Bavarezët shënojnë fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Hertha-s, në ndeshjen e javës së 20-të në Bundesliga !
Bayerni vazhdon fuqishëm hapin drejt titullit të ri.
Golat për Bayernin i realizuan nga Tolisso (25'), Muller (45'), Sane (75') e Gnabry (79') dhe për Hertha-n Ekkelenkamp (81’).
Bayerni kryeson me 49 pikë, ka 6 më shumë se Dortmundi dhe Hertha renditet në pozitën e 13-të me 22 pikë.