Milan-Juventus është supersfida që do të mbyllë të dielën në Serinë A.
Të dy ekipet janë ndër pertinentët për të fituar titullin dhe kjo ndeshje është kyçe.
Kuqezinjtë vijnë pas një humbje shokuese ndaj Specias dhe nuk duan të humbasin terren me kryesuesit pasi Interi dhe Napoli kanë fituar ndeshjet respektive. Juventusi nga ana tjetër ka fituar dy ndeshjet e fundit dhe synon triumfin e tretë radhazi.
Kjo ndeshje pritet të dhurojë spektakël mes dy prej skuadrave më prestigjioze të futbollit botëror.