Klubi ka fituar vetëm dy ndeshje prej që italiani mori drejtimin e tyre në tetor dhe është në vendin e 19 në Premier Ligë
Claudio Ranieri është shkarkuar nga Watfordi pasi vetëm tre muaj drejtimi të skuadrës së Premier Ligës.
Ranieri kishet kontratë dy vjeçare kur ishte emëruar menaxher i Watfordit në tetor, të cilët ishin në vendin e 15 në tabelë në atë kohë.
Mirëpo, Watford ka fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet që i ka drejtuar trajneri italian. Ata janë në vendin e parafundit në Premier Ligë dhe janë eliminuar nga FA Cup në rrethin e tretë nga Leicester me rezultat 4-1.
“Watfordi konfirmon shkarkimin e trajnerit Claudio Ranieri”, thuhet në deklaratën e klubit të bërë në ueb-faqe.
“Bordi i Hornets njeh vlerat e Cladios si një njeri me integritet, i cili gjithmonë do të jetë i respektuar në Vicarage Road, për përpjekjet e tij që skuadra të luajë me dinjitet”.
“Megjithatë, bordi beson që, me afër gjysmën e sezonit të mbetur në Premier Ligë, ndërrimi i trajnerit tani me një trajner të ri për të punuar me një skuadër të talentuar është i nevojshëm me synimin tonë që të mbesim në Premier Ligë”.
Hornert, janë nën një ecuri prej nëntë ndeshjesh pa fitore që prej se fituan 4-1 kundër Manchester United në nëntor, tani do të kërkojnë një trajner të ri për pjesën tjetër të sezonit.
Ata do të luajnë më 5 shkurt kundër Burnleyt që janë në fund të tabelës. Skuadra nga Vicarage Road ka dy pikë më pak se kundërshtari i tyre i radhës.