Anthony Martial është jashtëzakonisht afër për t’u larguar nga Manchester United por që ai nuk është i interesuar që t’i bashkohet Juventusit
Francezi 26 vjeçar është jashtëzakonisht i palumtur në Manchester dhe është gati për një përvojë të re, ku ka insistuar te klubi që të largohet gjatë këtij muaji. Bardhezinjtë janë lidhur për një kalim të tij që disa javë tashmë, pasi që ata janë duke e kërkuar një golashënues të ri.
Siç raporton TuttoMercatoWeb, Sevilla po ashtu e ka kërkuar Martial ppor marrëveshja është prishur kohëve të fundit, me skuadrën spanjolle që ende beson se një marrëveshje do të arrihet. Thuhet se ata kanë arritur marrëveshje personale me francezin dhe tani duhet të arrihet marrëveshja me Manchester United.
Juventusi duhet të shikojë diku tjetër nëse dëshirojnë që të nënshkruajnë me një sulmues të ri gjatë këtij afati. Alvaro Morata nuk do të largohet nga klubi, kështu që përforcimet në sulm që kushtojnë pak duket se janë alternativë.