Agim Ademi reagon pas sulmit në shtëpinë e Dukës

Futboll

Agim Ademi reagon pas sulmit në shtëpinë e Dukës

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:07
Agim Ademi reagon pas sulmit në shtëpinë e Dukës

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mbrëmjen e djeshme në qendër të Durrësit , ku është sulmuar shtëpia e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet në Turqi. I pari i futbollit tonë e ka dënuar këtë sulm, duke e vlerësur si akt kriminal dhe të shëmtuar nga njerëz të ligë.

"I tronditur me lajmin që mbrëmë vonë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës.

Akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z. Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.

Fatmirësisht miku im Armand Duka dhe familja e tij janë mirë dhe kanë kaluar pa pasoja nga ky akt i njerëzve të ligë.
Familjes së tij i ofroj tërë mbështetjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar, me shpresë që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë dhe në të ardhmen të mos ballafaqohet me ngjarje të tilla
", ka reaguar Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat