Edhe pse pritej të ishte një sfidë emocionuese me gola, Milan-Juventus u mbyll 0-0.
Si ndeshje nuk prodhoi shumë përveç dy episodeve të dyshimta, madje edhe rastet munguan.
Por, ka një moment që ndoshta VAR dhe arbitri nuk e panë dot mirë dhe nuk e gjykuan.
Ishte kur Tonali mbrojti topin nga sulmet e Dybala dhe sidomos Morata, që madje hapi grushtin për ta goditur mesfushorin kuqezi që ra në tokë…