Arrestohen dhjetë persona pas sulmit me tritol në shtëpinë e Dukës

Futboll

Arrestohen dhjetë persona pas sulmit me tritol në shtëpinë e Dukës

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:42
Arrestohen dhjetë persona pas sulmit me tritol në shtëpinë e Dukës

Mbrëmë është sulmuar shtëpia e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas tensioneve të krijuar mes tij dhe kryetarit të komunës së Tiranës, Erjon Veliajt.

Një sasi lënde plasëse u vendos mbrëmjen e kaluar në portën hyrëse të banesës së Dukës, në qendër të qytetit të Durrësit.

Nga pamjet  shihet se tritoli ka shkaktuar një dëmtim të vogël te porta. Sakaq, shiriti i policisë është ende aty. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Siç raporton Abcnews, kamerat kanë fiksuar një person me kapuç dhe maskë që është afruar pranë murit rrethues në këmbë, ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar me vrap.

Janë shoqëruar mbi 10 persona mes tyre edhe të dyshuar për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat