Anthony Martial së shpejti do të jetë futbollist i Sevillas në LaLiga.
Sulmuesi francez e ka mbajtur fjalën që i ka dhënë drejtorit sportive të andaluzianëve, Monchi, dhe për çështje kohe do të jetë nën urdhrat e Lopeteguit.
Martial ka pranuar të ulë pagën në mënyrë që të lehtësojë bisedimet mes palëve për huazimin e tij. Marrëveshja me lojtarin është totale, por kanë mbetur edhe disa pengesa të vogla për t’u kaluar.
Përtej afrimit të Martial, te Sevilla janë të shqetësuar për Diego Carlos, që kërkon të transferohet në Premier League te Newcastle. Klubi anglez i ka ofruar një pagë të majme qendërmbrojtësit, por jo shumën që kërkon Sevilla për kartonin e tij. Gjithsesi, palët vijojnë me intensitet bisedimet.