Balotelli kthehet në kombëtare, Montella i lumtur

Futboll

Balotelli kthehet në kombëtare, Montella i lumtur

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:18
Balotelli kthehet në kombëtare, Montella i lumtur

“Jam i lumtur, sikur të isha kthyer vetë në kombëtare”.

Kështu u shpreh Vincenzo Montella, i cili ka merita në rikthimin e Mario Balotellit me fanellën axurre, pas gati 4 vitesh mungesë.

Që prej shtatorit, “Aeroplani” është në krye të Adana Demirspor, klubi turk ku gjeti dhe po trajnon SuperMario, rikthimin e të cilit në kombëtare e kishte “premtuar” që në tetor. “Merita është mbi të gjitha e tij, – thotë Montella për “Gazzetta dello Sport”. – Sidoqoftë, kjo është vetëm faza e parë, qëllimi i tij i vërtetë është të shkojë në Kupën e Botës së Katarit”.

Kjo ftesë do ta rigjallërojë sulmuesin kontravers edhe fizikisht: “Bëmë një punë të mirë në fund të dhjetorit, pothuajse u arrit qëllimi. Pastaj pata keqardhje që e ndaloi Covid-19. Tani duhet të rifitojë shkëlqimin e tij, por Mancini e di këtë. Cilësitë teknike? Ato janë si grushti për boksierin, nuk kanë humbur te Balotelli”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat