Milan janë të vendosur për përforcim në fazën e mbrojtjes.
Skuadra italiane, Milan është në kërkim të një qendërmbrojtësi që do të mbulonte hapësirat e Simon Kjaer.
Sipas Foot Mercato, ‘Rossoneri’ janë në bisedime për një marrëveshje huazimi për Eric Bailly të Manchester United.
Kjo marrëveshje synohet të mbyllet para se të mbyllet merkatoja e janarit.
Sven Botman i Lille ishte po ashtu në radarin e Milan, por klubi francez refuzoi ta shiste kartonin e lojtarit, derisa nevoja e Milan për të zëvendësuar Kjaer është me prioritet.
Milan kanë hapur tashmë bisedimet me United për një huazim gjashtë mujor për Bailly, i cili është i hapur për lëvizje, por italianët duhet të paguajnë pagën e plotë të tij.