Skandal, gjyqtaren e kërcënojnë me përmbajtje intime

Futboll

Skandal, gjyqtaren e kërcënojnë me përmbajtje intime

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:36
Skandal, gjyqtaren e kërcënojnë me përmbajtje intime

Gjyqtarja italiane, Diana Di Meo ka zbuluar se disa faqe i kanë vjedhur asaj përmbajtje intime.

Sipas saj, janë publikuar në rrjetet sociale “Telegram” dhe “WhatsApp”..

“Ata po shpërndajnë videot e mija private në rrjetet sociale si Telegram dhe WhatsApp, të cilat unë nuk i kam shpërndarë dhe dikush i ka regjistruar pa dijeninë time” u shpreh gjyqtarja 22-vjeçare në një video të shpërndarë në “Instagram”.

Emri i Diana Di Meo është bërë një trend kërkimi në “Google” në Itali dhe për këtë arsye ajo i ka denoncuar personat përgjegjës.

Personat e përfshirë në këtë skandal rrezikojnë deri në gjashtë vite burgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat