Ish-futbollisti i Kukësit, Albin Gashi do të vijojë karrierën te skuadra e Horn në Austri.
25-vjeçari u prezantua ditën e sotme tek ekipi që militon në ligën e dytë, duke nënshkruar kontratën deri në verën e vitit 2023.
Gashi rikthehet kështu në futbollin austriak, pas aventurës prej 1 viti e gjysëm me verilindorët e Kukësit, ku regjistroi 30 ndeshje në kampionat dhe 2 në kualifikueset e Ligës së Europës.
Shqiptari është një produkt i akademisë së Rapidit, teksa në të kaluarën përveç Kukësit, është aktivizuar edhe me FAC, Den Bosh, si dhe Horn. Me këta të fundit Gashi pati një periudhë të suksesshme, ndaj edhe vendosi të rikthehej te kjo skuadrës.